Finalistja e tretë e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura ishte padyshim banorja më e komentuar gjatë kohës kur ajo po qëndronte e mbyllur në shtëpinë e famshme.
Modelja nga Drenica vazhdon të jetë e komentuar edhe pas daljes nga shtëpia e ‘Vëllait të Madh’.

Së fundmi, Xhuli ka shkelur rregullat e trafikut rrugor duke parkuar veturën e saj luksoze në mes të rrugës, aty ku nuk është e lejuar të ndalohen automjetet.
Një lexues i ka dërguar Gazetës Insajderi një fotografi që tregon se si Xhuliana e ka ndalur veturën e saj ‘Mercedes’.
Siç mëson Insajderi, modelja banon në anën e djathtë ku shihet vetura e saj, saktësisht në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
