Site icon PrishtinaPress

Xhuli Nura: Në Big Brother VIP Kosova e përfaqësoj kauzën time për gratë

Mbrëmë (e hënë) banorët e Big Brother VIP Kosova kanë qenë duke shijuar ‘darkën e finalistëve’.

Konkurrentët iu përgjigjën disa prej pyetjeve të publikut, ku në mesin e tyre ishte dhe një interesante për Xhuli Nurën.

“Përse po flet në emër të të gjithëve kur ti e përfaqëson vetëm veten tënde?”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga një ndjekës i këtij formati.

Foto: Screenshot/YouTube

“Është shumë pyetje me vend. E kam pasur si debat me disa banorë këtu. Unë nuk kam hyrë si Xhuli Nura brenda sepse unë e kam jetën shumë mirë, pa e pasur edhe famën. Mua fama shpesh herë më ka prish punën edhe në punën që bëj edhe në punën e vitit 2010. Jam shantazhuar për një gjë që kam qenë e famshme prej një familjes që ka qenë ekonomikisht mirë”, u shpreh modelja nga Drenica.

“Nuk kam dashur të jem e famshme pas këtyre viteve por pasi ndodhi situata Big Brother desha punën time ta tregoj, ta fuqizoj një grua, gratë që na dëgjojnë. E kam ndjerë si obligim punën që e bëj ta sjell edhe këtu. Nuk e përfaqësoj vetëm veten time, për kauzën time që e kam shumë për zemër dhe është një gjë shumë e rëndësishme për mua dhe në fund e kam marrë një punë një shoqatë që nuk do të ndalem deri në fund të jetës time derisa të ndjej se kam dhënë mjaftueshëm për problemet që ne vajzat, gratë hasim çdo ditë”, vazhdoi ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Pyetja iu bë pasi Xhuli vazhdimisht e ka potencuar në BBVK se ka një shoqatë të grave dhe se lufton vazhdimisht për të drejtat e tyre, për t’i ndihmuar ato.

Nata finale e Big Brother VIP Kosova do të jetë të premten (17 mars). 

Exit mobile version