2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Xhuli Nura merr pjesë në marshin në Prishtinë në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Sot (e premte) në Prishtinë u mbajt një marsh në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Këtij marshi i kanë prirë dy të mbijetuarat, Vasfije Krasniqi dhe Shyrete Sulimani, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe drejtoreshën e Qendrës Rehabilituese për të Mbijetuarit e Torturës, Feride Rushiti.

Pjesë e marshit ishte edhe ish-banorja e Big Brother Kosova, Xhuli Nura e cila në disa foto u pa në mesin e marshuesve.

Xhuli u pa e veshur edhe me bluzën simbolike të këtij marshi ndërsa disa qytetarë shfrytëzuan rastin të bënin foto me të.

Ndërkohë theksojmë që përfundim të marshit do të prezantohet edhe instalacioni “14 Prilli”, ditë kjo që nga tani zyrtarisht njihet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img