Site icon PrishtinaPress

Xhuli: Me Luizin do t’i kisha ballafaqimet më të mëdhaja në një lojë

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, ishte pjesë e një pyetsori në të cilin ishin gjashtë personazhe të njohura për publikun, duke përfshirë Leonora Jakupi, Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Olta Gixhari, Luiz Ejlli dhe Shkurte Gashi.

Në këtë pyetsor Juliana Nura tregoi se me cilat  personazhe të Big Brother Vip Albania do të ballafaqohej.

Ajo theksoi se këtë do e kishte bërë me me ish-banorën Olta Gixhari dhe finalistin Luiz Ejlli.

“Unë e di që karakteri im i fortë do të ballafaqohej me Oltën dhe Luizin, se të dy janë lojtarë të fortë dhe strateg shumë të fortë”, tha Juliana Nura.

Juliana Nura tutje tha se me Luizin do t’i kishte ballafaqimet më të mëdhaja.

 

Exit mobile version