Pas ndeshjeve të mesjavës, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet menjëherë këtë fundjavë.
Xhiroja e 12-të nis me një ndeshje këtë të shtunë, e cila luhet në Gjilan.
Skuadra me të njëjtin emër i bën konak Dukagjinit të Ismet Munishit.
”Skifterat” hyjnë në këtë ndeshje pas barazimit dramatik prej 3-3 në Suharekë ndaj Ballkanit.
Nën anën tjetër, Dukagjini po ashtu barazoi si vendas ndaj Suharekës me shifrat 2-2.
Për momentin, Gjilani zë pozitën e tetë në tabelë me 13 pikë, dy më shumë se Dukagjini në vendin e 11-të.