Kanë përfunduar pjesët e para në pesë ndeshjet e javës së 36-të të Superligës së Kosovës në futboll, e fundit për këtë sezon.
Ferizaji e cila po lufton për të siguruar barazhin, e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 ndaj Dukagjit.
Me rezultat të njejtë, skuadra e Prishtinës ka shkuar në pushim në epërsi si mysafire e Trepçës ’89.
Në ndeshjen Malisheva – Llapi, pjesa e parë është mbyllur me barazim 1-1.
Me rezultat të njëjtë është mbyllur edhe pjesa e parë e ndeshjes Drenica – Drita.
Ndërsa ndeshja mes Gjilani dhe Ballkanit, pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0-0.