Site icon PrishtinaPress

Xhevdet Smakiqi thotë se NISMA po rritet

Anëtai i NISMES për Kosovën,  Xhevdet Smakiqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se NISMA po rritet dita ditës dhe se njerëzit po i’u bashkohen tri parimeve themelore që NISMA ka. Smakiqi thotë se ato janë Liri, Drejtësi dhe Solidaritet duke i bashkëngjitur edhe dy foto me anëtarë të rinj.

Lexoni shkrimin e plotë :

Rritja e Nismës !

Në traditën tonë familjare brez pas brezi kemi luftuar, vuajtur por edhe sakrifikuar për:
LIRI
DRJETËSI
SOLIDARITET

Pra këto tri parimet themelore të NISMËS

Kosova jonë sot gjendet në një udhëkryq të madh, pasi ka vite që pa-dituria e skajshme ka dominuar vendimarrjen e politikës sonë.

Aktivizimi qytetarë rreth parimeve të ndershmërisë, përgjegjëshmerisë, profesionalizmit e guximit intelektual po e forcon implementinin e programit të Nisma Për Kosovën si partnerë i koaliconit qeverisës.

Kjo u vërtetua sot nga qyetetarët e fshatit Makerrmal të Skenderajt, qe kisha privilegjin të marrë pjesë në themelimin e nëndegës së Nismës dega në Skenderaj.

Qytetarët e Makerrmalit sot me vullnetin e lirë dhe bindje të thellë i’u bashkuan Nismës.

Strruktura e nëndegës përbëhet nga intelektualë të ri, nga gra dhe burra që janë garanacion i ndryshimeve të mëdha që Nisma i ka filluar në dobi të Republikës së Kosovës.

Urime e suksese !

Exit mobile version