Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, në Info Magazine të Klan Kosova ka folur për betejën në të cilën 18 vjet më parë ka rënë heroikisht, Mujë Krasniqi.
Bashkëluftëtari i Krasniqit ka shpalosur një rrëfim emocionues për betejën, vështirësitë dhe humbjen që kanë pasur atë ditë
Amaneti i Mujë Krasniqit nuk ka shkuar në vend pasi betimin që e kmi bërë ne ka qenë betimi për bashkimin e trojeve shqiptare”.
Qeriqi ka kritikuar insitucionet që nuk e vizitojnë vendin ku Mujë Krasniqi dhe të tjerët ranë herokisht në një udhëtim nga Shqipëria në Kosovë për të sjellur armatim.
“Një fat i keq është edhe pse kanë rënë 41 luftëtarë në atë vend, asnjë përfaqësues i institucioneve ende nuk po shkon ta vizitojë”.
Ai krejt rrëfimin e tij plot emocione e përmbyll duke thënë se ndihet krenar se ka qenë bashkëluftëtar i Mujë Krasniqit i njohur si Komandant Kapuçi dhë gjithë të tjerëve.