0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Xhesika Berberi për Kiara Titon: E pashë me Luizin në lagje para 2 ditësh dhe…

Xhesika Berberi thotë se do donte të bëhej nënë, por sigurisht ia lë në dorë Zotit se kur. E ftuar në “Wake Up” ajo tha se krijimi i një familjeje është padyshim në planet e saj dhe karriera nuk do e pengonte aspak.

“Po, patjetër. Si çdo femër. Ne e kemi atë efektin e mëmësisë që kur jemi të vogla. Kur të jetë koha e duhur, kur ta ketë shkruar Zoti”.-tha ajo.

Sakaq, rekrutimi i emrave të rinj për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 3” ka nisur. A do ishte Xhesika një prej tyre? Modelja u shpreh skeptike.

“Nuk e shikoj veten në atë lloji formati. Është shumë interesant, më pëlqen shumë. Por, nuk do dukem shumë interesant si timë, se nuk dua drama. Jam shumë e qetë.”

Ajo u ndal te një nga ish-banoret e edicionit të kaluar, Kiarën, të cilën ka vite që e njeh pasi kanë punuar dikur bashkë. Xhesika shprehu fjalët më të mira për të, duke shtuar se moderatoren me Luizin i sheh si një çift që duhen shumë.

“Kiarën e kam patur kolege. Dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa vajzë e mirë ka qenë dhe me këmbë në tokë. Gjithmonë ka qenë shumë e sjellshme. Shumë veta e kanë gjykuar, por unë jam person që i marrë gjërat në anën pozitive dhe nuk më pëlqen të shikoj negativitetin. Mendoj se ka bërë atë çfarë ka ndjerë dhe i uroj shumë suksese. Mendoj se ka qenë e sinqertë. Me Luizin e shikoj që të dy duhen shumë. Mbase e ndjej atë kiminë, madje para dy-tre ditësh i pashë te lagjja dhe dukeshin shumë të lumtur bashkë.”-tha ajo

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img