Xherdan Shaqiri ka qenë sërish vendimtar në fitoren e Baselit ndaj Luganos me rezultat 2-0 në kuadër të javës së e 31-të në elitën e futbollit zvicran.
Pas një pjesë të parë pa gola, Shaqiri e hapi ndeshjen në minutën e 64-të duke shënuar për 1-0.
Baseli shënoi tjetër gol në minutën e 82-të për 2-0, ndërsa Shaqiri la fushën në minutën e 88-të.
Sulmuesi shqiptar këtë edicion i ka 11 gola e 14 asistime në 27 paraqitje kampionale.
Te Baseli startuan edhe Leon Avdullahu e Albian Ajeti, ndërsa te Lugano u paraqitën Amir Shaipi, Albian Hajdari, Uran Bislimi dhe Shkëlqim Vladi.
Baseli është lider me 55 pikë. Tani i ka katër pikë më shumë se Servette e vendit të dytë. Young Boysi është i treti me 50 pikë.