Chicago Fire ka pësuar humbje ndaj Cincinnatit në ndeshjen e dytë të sezonit të ri në MLS.
Përballja mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 1:2, shkruan Gazeta Express.
Autor i golit të vetëm te vendasit ishte Xherdan Shaqiri (45′), i cili shënoi nga penalltia.
Për sulmuesin nga Kosova ishte ky goli i tij i parë për këtë sezon.
Ndryshe, Chicago Fire është ende në pritje të fitores së parë të këtij sezoni.
Para kësaj humbje, Chicago Fire kishte luajtur baras me Philadelphia Union.