Xhensila Myrtezaj tashmë është bërë sinonim i fjalës “bukuroshe”. Vajza e këndshme nga Shqipëria ka hyrë në zemrat e publikut me zërin e saj të ëmbël dhe me muzikën që dëgjohet në tërë trojet shqiptare.
Këngëtarja duket se nuk i lë fansat në pritje, pasi që ajo ka bërë me dije se do të sjellë projekte të reja, transmeton Indeksonline.
“Pranvera është koha e planeve dhe projekteve”, ka shkruar ajo, teksa ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shihet pranë pemëve që tashmë i kanë çelur degët.
Xhensila duket vet si një lule!