Familja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut janë shtuar me një anëtar të ri në prag të festave të fundvitit.
Nuk bëhet fjalë për një fëmijë, pasi këto kohë këngëtarja është përfolur se është shtatzënë, por për një macë ngjyrë gri. Xhensila ia ka bërë dhuratë Ajkës së vogël, e cila ka filluar të luajë menjëherë.
Përmes një video të postuar në Instastory, ajo thotë se e bija nuk ka vendosur ende për emrin.
“Ju prezantoj me anëtarin më të ri të familjes Kallaku, Gray, Twinkle, moon, shade, Star… na falni por Ajka akoma nuk është e sigurt për emrin”, ka shkruar Xhensila./Prishtinapress/