Xhengis Rexhepi nuk do të jetë më trajner i Feronikelit 74.
Kjo u bë e ditur nga vet trajneri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Rexhepi tha se në takimin e sotëm me kryetarin e klubit, iu kërkua që të mbyllnin bashkëpunimin dhe se këtë e pranoi pa hamendje.
Ky është reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:
I dashur opinion, dua të ju njoftoj se prej sot nuk jam më pjesë e klubit të Feronikelit 74′.
Në takimin e sotëm me kryetarin e klubit, m’u kërkua që ta mbyllim bashkëpunimin, unë këtë e pranova pa hamendje.
Për mua, më e rëndësishme është se klubi pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor, është në mesin e tabelës dhe shumë më afër skuadrave që garojnë për dalje në Evropë, se sa ato që janë në luftë për ekzistencë!
Ekipit të Feronikeli 74′ i dëshiroj shumë suksese në vazhdim të kampionatit.