0.8 C
Pristina
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

spot_img

Xheneta mes lotësh flet për raportin e Gjestit me Eglin: Më vjen keq nëse një femër tjetër bie viktimë e tij 

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, është deklaruar në një intervistë për herë të parë që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Mes tjerash, ajo është pyetur edhë për raportin e saj me Gjestin.

Xheneta ka potencuar se nuk do që të ketë asnjë lloj komunikimi me Gjestin, madje as edhe një përballje sy më sy.

Ajo u shpreh e lënduar dhe e thyer nga veprimet e tij, ku edhe shpërtheu në lot.

Ish-banorja e BBVK deklaroi se gjithmonë ka dyshuar se ndjenjat e Gjestit ndaj saj nuk janë të vërteta.

“Kam pasur gjithmonë dyshime për ndjenjat e tij dhe më vjen shumë keq që sot më kanë dalë të vërteta dyshimet e mia, që ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë asnjëherë të sinqerta”, tha Xheneta për Klanin.

Tutje, ajo komentoi edhe lojën e Gjestit në Big Brother VIP Albania, me ç’rast ka thënë se raporti i tij me Eglin është vetëm për lojë.

“Nëse një person dashuron, nuk mundet pas dhjetë dite me shku me i bo diku tjetër gjërat e njëjta që i ka bërë me mua në Big Brother Kosova. Më duket që është loja e përsëritur e tij, më vjen keq nëse një femër tjetër bie viktimë e tij sikur unë qysh kam ra”, potencoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img