2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Xhemail Ahmeti: Djemtë e funksionarëve shqiptarë që i shërbyen regjimit serb dhe disa UDB’asheve, në Lëvizjen Vetëvendosje.

Analisti Xhemail Ahmeti ka komentuar zbulimin se babai i Erzen Vraniqit të VV’së, Hamdi Vraniqi, kishte nënshkruar lejen për ndërtimin e Kishës Ortodokse serbe në oborrin e UP’së.

Ai ngreh pikëpyetje sesi është e mundur se disa prej djemve të funksionarëve shqiptarë që i shërbyen regjimit të dhunshëm serb dhe disa UDB’asheve, çuditërisht, janë bashkuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ky është reagimi i tij i plotë: VV VIKTIMË APO PËR METANOJË
Është keq ta etiketosh të birin për të bërat e prindit. Kështu të thotë çdo njeri racional dhe që ka detektuar me qenien e tij kohën kur jeton – në postmodernë. Prandaj edhe reagimi ndaj artikullit të gazetësExpress të zhvillojë kampanjë denigrimi ndaj njërit prej kryeaktantëve të Vetëvendosjes. Reagimi mirë që ndodhi. Erzen Vraniqi nuk është fajtor pse i ati i tij nënshkroi lejen për ndërtimin e kishës në oborr të Universitetit. Nuk duhet njerëzit të gjykohen në sajë të biografisë së prindërve.
Kjo mirëpo është njëra anë e medaljes. Ose si të themi burimi i një varg pyetjesh tjera.
Anën tjetër të medaljes e përbën vetë përmbajtja dhe politika e LVV-së.
Ajo është e para dhe më intensivja në fabrikimin e dy kategorive imagjinare; „tradhtarë dhe patriotë“.
Ajo quan pandërprerë tjerët titistë e që nga Albini, Qaushi, Vraniqi, Konjufca dhe deri në pafundësi janë bijë primatësh të nomenklaturës së ish – Jugosllavisë. Plot prej tyre edhe fëmijë udbashësh që u kanë fut gjenitalet plotë njerëzve në fiokë duke i eunukizuar, ua kanë përdredhur gishtat me të famshmin laps, i kanë … me një fjalë torturuar me mënyra që as kemi forcë t’i parafytyrojmë.
Pse ndodhë që kjo parti të jetë strehë pikërisht e gjithë këtyre djemve bashkë? Rastësi, koincidencë apo çka? Fakt është se Ylli Hoxhës i takojnë pjesë të mëdha të Gërmisë, të cilat i ati i tij i pronësoi pikërisht në kohën e Millosheviçit po si kisha tokën e universitetit. Paçka se i papërballueshmi dhe i padurueshmi Novosella e tepron, por ato janë të vërteta për dëshmitarët dhe trashëgimtarët e tij.
Pse kjo organizatë të përbëhet kryesisht nga kjo kategori dhe bashkë me ata të qendrës së ideologëve të vasalëve islamikë nga Tirana të jenë dy shtyllat kryesore të qenies dhe veprimit të organizatës? Ç’është ky fekondim, ku kategoritë tjera duken si delet të humbura oborrit ose vetëm për tua mbajtur çadrën këtyre dy blloqeve? Pse shumica e koncepteve që kanë në finalitet janë identike me ato serbet. A nuk është koha për një shkundje?
Këto pyetje i parashtrojnë sot njerëzit. Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet ta luajë viktimën kur e etiketojnë të jetë nxitësja e një diksursi të këtillë – se vërtet ajo është tillë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img