Home Lajme Xhelozia bëhet mollë sherri mes çiftit në Prizren, burri ushtron dhunë ndaj...

Xhelozia bëhet mollë sherri mes çiftit në Prizren, burri ushtron dhunë ndaj bashkëshortes

Dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një familje në rrugën “Xhavit Bajraktari”, në Prizren.

Rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ashtu që i dyshuari pas një zënke momentale i ka bërë presion, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të madh.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të raportojë rastin në Polici, para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’./PrishtinaPress/

Exit mobile version