Site icon PrishtinaPress

Xhelal Sveçla ka kërkuar heqjen e rrethojave të Qeverisë së Kosovës

Pak më parë nga oborri i Qeverisë së Kosovës janë hequr rrethojat që ndajnë ndërtesën qeveritare me sheshin kryesor të Prishtinës.

E IndeksOnline mëson se heqja e tyre u kërkuar nga Xhelal Sfeçla, që aktualisht ka pozitën e ministritë  në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratë publike.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar Arif Daka, i cili mban pozitën e Drejtor i Departamentit të inxhineringut, në kuadër të ministrisë së MPB-së.

Ai tutje ka treguar se kërkesa për një vendim të tillë është bërë qysh para një muaji.

“Dje është marrë vendimi, kërkesa ka qenë e mëhershme, ka një muaj,  por njësia për rrezikshmëri e ka rekomanduar që të pritet edhe pak për shkak të rrezikshmërisë. Pas kësaj ne nuk kemi vepruar , derisa ka ardhur vendimin i ministrit Xhelal Sfeçla”, tha ai për IndeksOnline.

Tutje siç mëson IndeksOnline edhe Policia e Kosovës, kishte kërkuar që kjo të mos bëhej.

Exit mobile version