Avokati i Fadil Kodrës, Faton Fetahu, ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vendosur ta rikthejë klientin e tij në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.
Ky vendim i Sveçlës ka ardhur pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, që kishte pranuar ankesën e Fadil Kodrës dhe kishte anauluar vendimin e ministrit Sveçla për largimin e Kodrës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.
Vendimi i publikuar nga avokati i Fadil Kodrës./Prishtinapress/