Familja e Enver Zymerit ka hapur dyert për të pranuar ngushëllime, në 13-vjetorin e rënësit në detyrë të policit.
Xhaxhai i Enverit, Muhamet Zymeri, tha se periudha pas rënies së nipit të tij ka qenë e vështirë, për të cilën tha se është dashur të përballohet.
“Këto vite nga rënia e Enverit kanë qenë goxha të rënda por megjithatë është dashur me i përballu se është një vlerë sublime jo vetëm për familjen por për fshatin, komunën e për krejt shtetin”, tha ai.
“Ka progres nuk mund të themi që nuk ka por do të vijë koha kur çdo gjë do të jetë në vendin e duhur”, shtoi Zymberi për Ekonomia Online