6.5 C
Pristina
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

spot_img

Xhavit Jashari: Ibrahim Rugova ka bërë gabime në raport me UÇK-në

Kryetari i shoqatës së Familjarëve së Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka pasur gabime në raport me UÇK-në.

Ai megjithatë ka thënë se një vlerësim më të mirë ndaj figurës së Rugovës duhet ta bëjnë historianët.

“Ibrahim Rugova ka bërë gabime në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) sepse në radhë të parë nuk e ka njohur si ushtri çlirimtare UÇK-në. Madje politika e asaj kohe ka pasur edhe ofendime ndaj grupeve të para të armatosura që kishim krijuar rezistencën aktive përkundër asaj pasive 1889 dhe 1990”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se ndër gabimet më të mëdha të lidershipit të asaj kohe drejtuar nga Ibrahim Rugova ka qenë etiketimi i UÇK-së si dorë e zgjatur e Serbisë.

“Shpeshherë na kanë quajtur dorë e zgjatur e Serbisë që ka qenë gabim i madh”.

Në RTV Dukagjini është duke u diskutuar për raportet mes ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe UÇK-së./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img