-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Xhavit Haliti tregon arsyen e vizitës së Mogherinit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Malit të Zi për arbitrazh lidhur me demarkimin e kufirit do ta lehtësonte përfundimin e këtij procesi.

“Besoj që kërkesat janë të qarta, janë të artikuluara edhe në Bruksel, Mogherini besoj që do të takohet edhe me opozitën, edhe me Listën Serbe dhe do të jap mesazhin e qartë për Kosovën. Ndërsa për partitë e mëdha shqiptare besoj që mesazhe do të jenë, demarkacioni, Asociacioni i komunave luftimi i krimit dhe korrupsionit. Këto janë kërkesat kryesore”.

“Mendoj qe Mogherini dëshiron të marrë një miratim konsensual për çështjen e demarkacionit dhe asociacionit. Opozita duhet të jetë në nivelin e detyrës dhe besoj që do të ketë zgjidhje në bashkëpunim me BE-në, e të mos mbeten në mesin tonë as tradhtarë të përjetshëm as patriotë”, ka thënë Haliti.

Ndër tjera ai ka shtuar se çfarë do të lehtësonte çështjen e demarkacionit.

“Një marrëveshje në mes të Kosovës, Malit të Zi e BE-së që çështja të shkoj në arbitrazh e të pajtohen të dyja palët me vendimin e arbitrazhit do të lehtësonte çështjen”, ka shtuar Haliti.

Ai nuk e ka treguar votën e tij por frikësohet se

Nuk do ta bëj publike votën time, mirëpo kam frikë që ardhja e demarkacionit në parlament do të sjellë polarizime të reja, ndoshta me veprime të reja te opozitës. Kam nuhatje të tillë dhe po frikësohem që mund të kemi përplasje. Interesi politik është qe te behet demarkacioni, kufiri duhet te jete aty ku është njohur pavarësia e Kosovës”, ka thënë Haliti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img