Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar pas raportimeve për pasurinë e tij.
Ai thotë se raportimet mbi pasurinë e tij të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, nuk janë të sakta dhe se pasuria e tij, është ngatërruar me ish-deputetin e LDK-së, Xhavit Ukaj.
Madje, Haliti thotë se këto raportime janë bërë me tendencë për zbehjen e imazhit të tij dhe të PDK-së, në prag të konventës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri.
“E vërteta është se nuk kam as objekte afariste e as nëntë vetura. Të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare, i kanë ngatërruar me të dhënat e ish-deputetit Xhavit Ukaj. (Shih linkun: https://k-ks.org/…/decl…/2020/Kuvendi/Xhavit%20Uka11.pdf). Kurse të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare të raportuara nga unë më 20.04.2021 në Agjencisë kundër Korrupsion, mund t’i gjeni në këtë link: https://akk-ks.org/…/Kuvendi%20i…/Xhavit%20Haliti.pdf”, ka shkruar ai.
“Vlerësoj se ky lajm është sponsorizuar si çdo herë tjetër në prag të Konventës së PDK-së, me qëllim të zbehjes së imazhit tim dhe të PDK-së, gjithashtu”, ka theksuar Haliti.