9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Xhavit Haliti: Thaçi ka ndikim në LDK, AAK dhe në disa struktura të VV-së

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se paraqitja e dorëheqjes nga ana e ministrit Tahiri për kryeministrin Haradinaj, politikisht ka qenë korrekte.

Ai në “Debat Plus” ka thënë se Kadri Veseli si kryetar i PDK-së nuk e ka pranuar dorëheqjen e Tahirit dhe kjo punë sipas tij ka përfunduar këtu.

“Unë jam dakord më Tahirin se politika ka gisht në drejtësinë kosovare. Drejtësia nuk është e pavarur”.

Haliti ka thënë se është një luftë në Kosovë mes subjekteve politike për të vendosur njerëzit e tyre në institucione të ndryshme.

“Pa marrëveshje politike, edhe në Kuvend nuk mund të votohen”.

Anëtari i kryesisë së PDK-së thotë se Thaçi mund të ketë marrë edhe qëllimisht forcat e njësisë speciale.

“Ai ndoshta ka dashur të demonstroj forcën, sepse edhe ajo është pjesë e Kosovës. Në veri e dimë të gjithë se askush nuk mund të lëviz bash aq lirshëm”, tha ai.

“Thaçi është komandant i forcave të armatosura, dhe ka të drejtë të shoqërohet nga policia”, tha Haliti.

Zyrtari i lartë i PDK-së tha se Thaçi nuk ka obligim të njoftojë Veselin për vizitat e tij, pasi i kanë kompetencat e ndara.

“Thaçi nuk ka obligim ta informojë Veselin për vizitën në veri. Ka shumë politikan që kanë villa në Brezovicë dhe ata nuk e informojnë askënd”, tha ai.

Duke folur për ndikimin e Thaçit në PDK, Haliti ka thënë se ai ka ndikim edhe në LDK, AAK dhe disa struktura të Vetëvendosjes.

“Unë besoj se Thaçi ka ndikim edhe në LDK, AAK dhe disa struktura të Vetëvendosjes”, tha ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img