Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk informacion se ish- shefi i BIA’s serbe, Aleksandar Vulin, ka qenë në Veri kur ndodhi sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.
“Sa i përket shefit të BIA’s serbe, Vulin, nëse ka qenë para 24 shtatorit në Veri të Kosovës unë nuk mund ta konfirmoj një gjë të tillë sepse për herë të parë po e dëgjoj sot, pra me ç’di unë, kjo nuk është e vërtetë. Ata që pretendojnë asisoj le t’i ofrojnë dëshmitë për informacion ndryshe”, tha ai në një konferencë për media.
Pretendimin se ka qenë Vulini në Kosovë gjatë periudhës së sulmit në Banjskë e ka dhënë ish deputeti Xhavit Haliti.
“Ndërkombëtarët e dijnë që zotëri Vulin ka qenë në Kosovë në atë periudhë. Tash në cilën ditë, në cilën orë unë nuk e di. Nuk kam informata. Unë e di që ka qenë dhe kanë informata institucionet ndërkombëtare 100%”, tha Haliti.