Edhe 23 vjet pas luftës ripërsëriten akuzat kundër Xhavit Halitit si person që s’ka qenë aktiv në front, por që ka qëndruar në Hotel Rogner.
Duket se këto akuza nuk i kanë bërë shumë përshtypje Halitit të PDK-së.
Ai për momentin gjendet në hotelin Rogner.
Nuk dihet nëse ka shkuar aty për shkak të nostalgjisë apo të ndonjë eventi të rëndësishem.
Xhavit Haliti e Fatos Klosi në një foto, të realizuar në Hotel Rogner. Xhavit Haliti, një prej drejtuesve kryesor të luftës së UÇK’së, e ka pas një lidhje të posaçme dhe të hershme me ish-kreun e Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosin.
Foton e ka publikuar miku i tij, Blerim Canaj i cili ka qenë diplomat në Gjermani.
Ai u shkarkuar nga ministrja Donika Gervalla me arsyetimin se ka pasur parregullsi në procesin e rekrutimit të tyre.