1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Xhavit Haliti lajmërohet pas aksidentit: Po pi kafe, jam mirë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, mëngjesin e sotëm është përfshirë në një aksident trafiku në lagjen Pejton në Prishtinë.

Megjithatë Haliti i kontaktuar nga gazeta, nuk ka dashur ta komentojë asnjë fjalë për aksidentin në të cilin u përfshi.

“E keni kry ju, keni shkru boll”, tha ai shkurt për Express.

Ndërsa në një përgjigje për Insajderi ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Teksa ka treguar se është duke pirë kafe.

Po pi kafe. Një përplasje e vogël e pa pasoja. Kuptohet duke pasur parasysh gjendjen kaotike të komunikacionit në Prishtinë“, tha deputeti Haliti

Aksidenti ka ndodhur mes një veture taksi dhe asaj të Halitit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img