3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Xhavit Haliti flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit, tregon se a është e vërtetë ajo që tha Sali Berisha

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, tha se ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shqipërisë gjatë kohës së luftës së Kosovës, Fatos Klosi, nuk ishte njeri që mund të vriste dikë.

Këtë deklaratë ai e bëri pas asaj që tha mbrëmë Sali Berisha në Rubikon se Ahmet Krasniqi është eliminuar kryekëput me ndërmjetësimin e Klosit, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi komunikuar me Klosin pesë minuta pas lajmit për vrasjen e Ahmet Krasniqit. Kam qenë në darkë me Fatmir Zymberin dhe Shaban Mujën dhe një izraelit kur më thirri ai e më tha se e kanë vra ministrin e Mbrojtjes së Kosovës. U ndala thashë kush është ministri i Mbrojtjes. Por, ai nuk është njeri i tillë. Vetëm me vra dhe me organizuar të vrasë ai s’ka ditë dhe s’ka bërë kurrë”.

Haliti tha se vrasjet politike po shfrytëzohen për përplasje dhe akuza të ndërsjella mes Berishës dhe Klosit. Por, për këtë të fundit tha se do të dalë dhe të dëshmojë për vrasjen e Azem Hajdarit.

“Ne kemi qenë shokë me Ahmet Krasniqin, prandaj edhe më ka informuar Klosi. Krasniqi ka a qenë në një vijë me mua dhe ka pasë kontakte edhe shtabin e UÇK-së. Ai ka treguar gatishmëri që të punojë me ne dhe me u fut në struktura, por s’kemi arritur sepse u vra.

Haliti në Rubikon gjithashtu tha se FARK-u (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) i atërhershëm në krye më kryeministrin në ekzil, Bujar Bukoshin, donin të merrnin kontrollin e UÇK-së.

“Lufta ka qenë për me marrë kontroll UÇK-së kanë paguar dhe kanë bërë lojëra të ndryshme. Po s’kanë mundur ta marrin në kontroll atë që është formuar ndryshe. Në qoftëse bëhen dy ushtri për çka bëhen? S’bëhen për luftimin e dy armiqve”.

“Qëllimi ka qenë me marrë pushtetin pasi të çlirohet Kosova. Jemi përpjekur të bashkohemi dy herë edhe përmes Ahmet Krasniqit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img