2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Xhavit Haliti flet për rënien e Luan Haradinajt: E kam humb veten, kam reaguar shumë keq

Një nga humbjet më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa dyshim që ka qenë një nga luftëtarët më të zotë të luftës, Luan Haradinaj.

Për rënien e tij mes emocioneve ka folur një nga eprorët e tij në emisionin “n’Demos”.

“Më ka thirr Shaip Muja, ai ishte nxirë, më tha e kanë vra Luanin, e kam humb veten, është në rastet e rralla që pata reagu aq keq, më vjen keq edhe prej atyre që janë kthyer të plagosur. Jam shku tek Adem Qopani, ja kam kërku helikopterin me më dërgu në Kukës, e i kam kërku që kufoma të mos kthehet sipas ligjeve ndërkombëtare, që t’u dorëzojnë shtetit përkatës, edhe ata në fshat se kanë leju të varroset në varreza të fshatit, por një banor e kishte liruar tokën e vet e aty e kishin varros. Më pas kemi shkuar në spital ka qenë Rafet Rama i plagosur, e kemi vizituar atë, jemi përpjekur që ta transferojmë në Tiranë. Nuk besoj se është spiunuar ky grup”, ka deklaruar Xhavit Haliti.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka treguar detaje që iu kumtuan e tij për rënien e Haradinajt.

“Unë besoj se atëherë kanë qenë depot e hapura, ka qenë edhe një festë tek një vorr i madh e një i vogël njëri andej kufirit e tjetri këndej, e besimtarët i kanë vizitu për çdo vit ato varre. Atë vit, ushtria jugosllave e ka ndalu shkuarjen tek varri, edhe këta kanë shkuar deri në një pikë, dhe personi që i ka përcjellur deri aty, u ka thënë se qetash është koha me dal, ka qenë ora 3 e mëngjesit, kanë vendos me lanë për të nesërmen, pozicioni që kanë nejt këta, kanë thënë se kanë qëndru poshtë e nga sipër ka mundur të hetohet. Nga biseda që kam bërë me specilistë të fushës, më kanë thënë që me pas informata ushtria jugosllave nuk i kishin gjujtë, i kishin lanë me hy brenda e aty i kishin gju”, ka përfunduar Haliti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img