Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj janë përplasur ashpër në debatin që po mbahet tani në Klan Kosova. Haliti e Mulliqaj nuk kanë kryesuar as fjalët më të rënda për njëri-tjetrin. Ata kanë shkëmbyer akuza duke e quajtur njeri-tjetrin edhe rrugaç, kriminel.
Këta dy nuk kanë kursyer edhe fjalët më të renda për njeri tjetrin. Madje ata dy i i kanë thënë njëri-tjetrit që ta mbyllin edhe gojën.
Haliti në replikë me sekretarin e Molliqaj, e ka quajtur “kastravec” këtë të dytin.
Më pas në vijimësi të debatit Haliti i ka kërkuar që Molliqaj të ketë kujdes kur akuzon pa fakte, dhe pas reagimit të sekretarit të Vetëvendosjes, ai i është drejtuar me fjalën “mshele”.
“Ti je një autsajder që nuk e ke vendin këtu”, thotë Halitaj. “Jam mësu me akuzat e juaja kuturu. Ju veç për pushtet e keni. Po ke vakt me mësu politikë, po më vjen keq që nuk ki me ekzistu në politikë”.