“Unë kam lidhje emocionale me atë familje. Unë e njoh si fëmijë, e kam mbajt në duar Astritin dhe këtë e kam problem subjektiv”, tha Haliti.
Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, i dyti i Kuvendit thotë se pos demarkacionit me Malin e Zi, Kosova nuk e ka të përmbushur as kërkesën tjetër për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Por, për demarkacionin thotë se po të duan subjektet e mëdha, mund ta kalojnë duke shtrënguar masat për deputetët e tyre. Madje, Haliti flet edhe për përdorimin e masës së përjashtimit nga subjekti.
Ai komentoi edhe homazhet e presidentit Hashim Thaci në Hoçë të Madhe, të cilën e vlerësoi si veprim të mirë. Ndërsa, për balotazhin në Drenas, Haliti thotë se nuk ka qenë goditje për PDK-në, por mësim.
https://www.youtube.com/watch?v=hwCV7JxiHIc
Xhavit Haliti: Astrit Deharin e kam pasë nëpër duart e mija (Video)
Derisa për rastin e Astrit Deharit së shpejti pritet të mbahet një seancë parlamentare, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, tregon raportet e mira që ka pasë me familjen Dehari, për të cilën ka lëvdata të mëdha. Fjalë të mira ka për vet Astritn, të cilin thotë se e ka pasë nëpër duar.