Xhavit Haliti ka mohuar kategorikisht se është ftuar nga Gjykata Speciale.
Haliti në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se askush nuk e ka ftuar dhe as që pret të ftohet.
“Këto lajme po më ngjasojnë si informatat e Radio Moskës dhe Jugosllavisë. Sidoqoftë dua t’i gëzojë miqtë që më thërrasin në telefon dhe t’i hidhëroj pak ata që u gëzuan shumë pasi mua askush nuk më ka ftuar e as më ka dërguar ftesë, e as nuk pres të më ftojë dikush . Jam në udhëtim jashtë vendit dhe të hënën kthehem në Kosovë”, deklaroi Xhavit Haliti.
Haliti e ka konsideruar lajm të rrejshëm se gjoja ai është ftuar nga Gjykata Speciale për intersvitim.
Edhe PDK e ka quajtur si të pavërtetë lajmin se nënkryetari Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara
“Nuk është i vërtetë lajmi i publikuar në media se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara. Intervista e tij e dhënë për një medium në Tiranë, është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit. Nënkryetari Haliti konfirmon zyrtarisht se nuk ka kurrfarë ftese dhe po i vazhdon normalisht detyrat e tij partiake”, thuhet në njoftimin e PDK-së.