Site icon PrishtinaPress

Xhamia në Sheshin e Republikës

Xhemati që sapo ka kryer njërin nga pesë namazet që të qenit praktikues i islamit ia obligon, është shpërndarë.

Xhamia është mbyllur deri në atë të radhës. Por gjithkush në mëhallë e di ku është çelësi i xhamisë së Kasumit, njërës prej xhamive më të vjetra që kanë mbetur në qytetin e Rahovecit. Ai është në shtëpinë përballë, i zoti i së cilës edhe kujdeset për xhaminë.
Për nga forma e ndërtimit është pothuajse identike me xhaminë e Sokolit, me të cilën nuk i ndajnë 50 metra largësi në vijë ajrore. Lehtë mund të cilësohen si binjaket e kultit islam në Rahovec. Edhe për nga mosha janë të përafërta. Vetëm dy vjet pasi që u ndërtua xhamia në Lagjen e sokolëve (1824), besohet se u ndërtua kjo e Kasumit (1826). Besohet se e mori këtë emër në nderim të personit që e lëshoi truallin për ndërtimin e kësaj xhamie.
Që kur u ndërtua, objekti i shekullit XIX, luajti një rol të rëndësishëm edhe për historinë dhe kombin shqiptar në Kosovë.
Monumenti në hijen e ndërtimeve të reja
Lagjja në të cilën ndodhet xhamia e Kasumit tash është e mbushur me shtëpi, që e kanë rrethuar monumentin e vjetër gati dy shekuj.
Madhësia e saj nuk ia lejon që të bjerë në sy në mesin e godinave që janë ndërtuar rishtas, ndonëse nuk janë as këto fort të larta.

Exit mobile version