Xhamia “Prof. Bedri Kamberi” në Prishtinë tanimë po shtron iftare në oborr për studentët dhe familjet në nevojë.
E lokalizuar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, kjo xhami po mbushet me besimtarë.
Momente qetësie mbretërojnë para iftarit i cili në këtë xhami shtrohet ose dhurohet nga njerëz anonim për të tjerët.
Interesimi për të kontribuar në shtrimin e iftarit është në rritje e sipër.
Imamët e xhamisë në fjalë, organizojnë iftare që nga viti 2017.