Site icon PrishtinaPress

Xhaka: Trajneri vrapon më shumë se ne në stërvitje, Xabi na transmeton urinë për fitore

Bayer Leverkusen nuk ka regjistruar ende humbjen e parë këtë sezon. “Aspirinat”, një ndër skuadrat me futbollin më të bukur në Europë, po shkëlqejnë në Bundesliga dhe Europa League.

Djemtë e Xabi Alonsos kryesojnë kampionatin gjerman me 4 pikë më shumë se Bayerni ndjekës. Duke qenë në rrugën e duhur për të fituar titullin e parë kampion në historinë e klubit.

Granit Xhaka, një nga liderët e skuadrës brenda dhe jashtë fushës, u ndal te trajneri spanjoll dhe momenti fantastik i tij në përpara duelit shtëpiak ndaj M’Gladbach.

“Do të vijë dita kur Xabi Alonso do të hedhë hapin e madh, është krejtësisht normale në futboll. Por sot ne nuk e kemi ndjesinë se diçka e tillë është në mendimet e tij. E shohim çdo ditë, ai vrapon pothuajse më shumë se ne në stërvitje. Xabi na transmeton urinë e tij dhe dëshirën për të fituar. Dhe, sigurisht që edhe ne përpiqemi të tregojmë se duam të njëjtën gjë. Për sa kohë që të jetë këtu, ne do të argëtohemi. Mendoj se edhe atij i pëlqen skuadra që ka për momentin. Sigurisht që ka avantazhin e njohjes së futbollit në të gjithë aspektet. Pasi ka fituar një mentalitet fituesi si futbollist. Besojeni ose jo, ne nuk flasim fare në dhomat e zhveshjes për titullin apo fitimin e trofeve”, tha Xhaka.

Forma ime?

Mendoj se nuk kam bërë një punë të keqe gjatë viteve të fundit, përndryshe nuk do të isha këtu ku jam.

Kam patur një karrierë të shkëlqyer dhe ndihem shumë rehat te Leverkuseni. Gjithashtu jam në formë shumë të mirë”, u shpreh mesfushori me origjinë shqiptare.

Exit mobile version