Xhaka në dyshim ndaj Cityt
Lajmet e këqia nuk kanë të ndalur për Arsenalin. Pas tre barazimeve në ligë, gunners nesër udhëtojnë në “Etihad Stadium” për t’u përballur me Manchester Cityn.
Arsenali në këtë ndeshje do të jetë pa mbrojtësin William Saliba, i cili kishte pësuar një lëndim në shpinë në ndeshjen ndaj Sporting Lisbon në kuadër të Europa Ligës dhe nuk ka arritur të rikuperohet.
Megjithatë, trajneri Mikel Arteta duket se do të udhëtojë edhe pa mesfushorin Granit Xhaka. Ai mungoi në barazimin 3-3 ndaj Southampton, mirëpo duket se nuk ia ka dalë të jetë gati as për ndeshjen jetike të sezonit, e cila mund të jetë deçizive për titullin kampion.
Xhaka këtë sezon me Arsenalin deri më tani ka arritur të shënojë 5 gola dhe të asistojë poaq herë për shokët e skuadrës.