Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes ndaj Manchester Unitedin, ku ishte kapiten i Arsenalit.
Arsenali ka humbur në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Ligës Premier.
Ky vendim i trajnerit Arsene Wenger e ka lumturuar Xhakën, i cili ka shkruar në profilin e tij privat në rrjetet sociale, duke thënë se është nder i madh.
“Një nder i madh për mua të jem kapitenin në këtë ekip të mrekullueshëm”.
“Kjo me të vërtetë do të thotë shumë për mua!!!”.
“I zhgënjyer me këtë rezultat, por faleminderit për mbështetjen tuaj Topçinj”, ka shkruar Xhaka në Facebook.