Site icon PrishtinaPress

Xhaka merr ofertë nga klubi i njohur

Mediumi britanik “The Sun” raporton se mesfushori kosovar ka marrë ofertë nga Bayer Leverkuseni.

30 vjeçari është pjesë e “Gunners” që nga viti 2016, duke i bërë mbi 290 ndeshje me ekipin nga “Emirates Stadium” deri tash.

Përfaqësuesi zviceran është pjesë e rëndësishme e ekipit të Mikel Artetas këtë sezon.

Ai i ka zhvilluar 33 ndeshje në Premierligë deri tash, duke i realizuar 5 gola dhe duke i bërë 7 asistime.

Megjithatë, trajneri spanjoll dëshiron ta transferojë yllin e Ëest Ham United, Declan Rice dhe një tjetër mesfushor qendror në afatin kalimtar të verës.

Xhaka ka kontratë me “Topçinjtë” deri në qershor të vitit 2024, por do të haste në vështirësi për të luajtur me përforcimet e reja të klubit londinez.

Prandaj, ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut mund të rikthehet në Gjermani, ndërsa për shërbimet e tij është i interesuar trajneri Xabi Alonso.

Flitet se Kuqezinjtë janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij një kontratë afatgjate.

Dhe, nëse ai lëviz drejt “Bay Arena”, Arsenali mund ta marrë Moussa Diabyn si pjesë të marrëveshjes.

Xhakën qe një kohë e donte edhe trajneri Jose Mourinho në Romë, por ai preferoi të qëndronte në Angli.

Exit mobile version