Granit Xhaka thuhet se i ka ngacmuar tifozët e Arsenalit me një ‘mesazh të koduar’, përmes publikimit të një fotografie, ku shprehet i lumtur me fanellën e Zvicrës.
Mesfushori nuk ka luajtur për Topçinjtë që nga muaji i kaluar, pasi në ndeshjen ndaj Crystal Palace i prishi raportet me tifozët dhe iu hoq shiriti i kapitenit, ndërsa tash pritet të largohet nga Emirates.
Xhaka, i cili do t’i ndihmojë Zvicrës për t’u kualifikuar me një fitore të hënën ndaj Gjibraltarit, ka bërë një postim në Instagram duke nxitur dyshime se ‘lufta e fjalëve’ po vazhdon – transmeton The Sun.
“Lumturia është kur je i kënaqur me veten dhe nuk ke nevojë për konfirmimin e të tjerëve”, është përshkrimi që ka zgjedhur futbollisti shqiptar për këtë postim..
27-vjeçari nuk ishte aspak i kënaqur me fishkëllimat e tifozëve në stadium gjatë zëvendësimit të tij, si edhe me mesazhet e rënda që i ka marrë në rrjetet sociale.