2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Xhaka luajti i lënduar, mjeku tregon dhimbjet dhe pasojat për lojtarin

Ashtu siç tha edhe vetë Granit Xhaka në fund të ndeshjes mes Zvicrës dhe Anglisë, ai ka luajtur për 120 minuta me një lëndim në muskul.

Për të marrë vesh më shumë rreth pasojave të vendimit që mori Xhaka kur vendosi të luante, ka folur mjeku i specializuar i “Hirslanden Clinic”.

“Nga ana fizike nuk është një lëndim i madh, por të aktivizohesh për aq shumë minuta me atë problem më kofshë nuk është e lehte. Dhimbja e atij lëndimi është e fortë pasi duket sikur dikush të ngul një thikë”, tha Valter O. Frey.

I pyetur nëse do të kishte pasoja për shëndetin e Xhakës, mjeku u shpreh se: “Shanset që të ketë dëmtuar të tjerë muskuj nuk janë të mëdhenj. Por nëse çalon si një 85-vjeçar ditët pas ndeshjes nuk duhet të habitet pasi ka vendosur trupin e tij nën stres të madh”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img