Bashkëlojtari i Granit Xhakës në Kombëtaren e Zvicrës, Leo Lacroix, e ka lëvduar mesfushorin kosovar të Arsenalit.
26-vjeçari konsiderohej si mesfushori premtues i Evropës kur erdhi nga Borussia Monchengladbach në Londër te Arsenali në vitin 2016, transmeton Gazeta Express.
Ai tani është bërë një lojtar kyç nën menaxhimin e Unai Emery në këtë stinor.
“Kam luajtur me Xhakën në Kombëtaren e Zvicrës U18 dhe U19, mirëpo ai pastaj menjëherë doli në skuadrën e parë, ka thënë lojtari i Hamburgut.
“Ai ka kualitete të mëdha, ai bën diferencën me pasimet e tij, golat e tij, ndërhyrjet, ai është një lojtar krijues i vërtetë”.
“Xhaka është kapiten i Zvicrës dhe e gjithë skuadra krijohet rreth tij. Ai luan vazhdimisht për Arsenalin, pra çdo gjë që ndodh te ai është meritore pasi është një punëtor i madh”.