Mesfushori i Kombëtares zvicerane, Granit Xhaka e ka tepruar paksa në ndeshjen ndaj Portugalisë.
Lojtari i ri i Arsenalit, bëri dy ndërhyrje të ashpra për vetëm pak sekonda ku pastaj u “stolisë” me kartonin e kuq.
Këto ishin ndërhyrje të panevojshme nga Graniti pasi ekipi i tij ishte duke fituar me rezultat 2 me 0 ndaj portugezëve dhe ishte minuta e fundit e ndeshjes.
Xhaka pritet të mungoj ndaj Hungarisë me 7 tetor.
https://youtu.be/Ea-VEHvb-XI