Site icon PrishtinaPress

Xhaka drejt një hapi të ri në karrierë, pritet largimi i tij nga Arsenali

Bayer Leverkuseni është duke shtyrë për ta transferuar Granit Xhakën, me Arsenalin që është i hapur për të dëgjuar ofertat për të.

Sipas Talksport, Topçinjtë po kërkojnë rreth 15 milionë funte për Xhakën.

Veç Xhakës, Arsenali do që të shesë edhe Folarin Balogun dhe Emile Smtih Roëen që të mbledhë fonde për transferimet e këtij afati.

Mesfushori me pasaportë zvicerane ka shkëlqyer këtë sezon me Topçinjtë, duke luftuar për gati gjithë sezonin për titullin e kampionit.

Një nga ekipet që ka shprehur interesim konkret është Leverkuseni, me Xabi Alonson që duket se është tifoz  i 30-vjeçarit.

Arsenali në vendin e tij e do Moises Caicedon e Brightonit, për të cilin u mundua që ta transferojë edhe në afatin e janarit.

Tjetër mesfushor që e kanë në listë është edhe mesfushori i West Hamit, Declan Rice, që po kërkon 300 mijë funte në javë.

Exit mobile version