1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Xhaka deklarohet pas barazimit në udhëtim te Sporting Lisbona, shprehet optimist për ndeshjen e kthimit

Skuadra e Arsenalit barazoi sot 2:2 në udhëtim kundër Sportingut të Lisbonës në ndeshjen e parë e cila ishte e vlefshme për fazën e 1/8 së Ligës së Evropës.

Çdo gjë ka mbetur e hapur sa i përket skuadrës që siguron biletën për në çerekfinale, ku dueli i kthimit do të zhvillohet në Londër, në stadiumin “Emirates” më 16 mars.

Protagonist te goli i dytë i Arsenalit ishte dhe mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.

Gjuajtja e tij u devijua nga japonezi Hidemasa Morita që shkaktoi autogol.

Reprezentuesi i Zvicrës pas ndeshjes u deklarua edhe për media.

“E dinim para ndeshjes që sfidë nuk do të ishte e lehtë. Sportingu ka një skuadër tejet të mirë, lojtarë të mirë, gjithashtu edhe taktika të mira. Barazuam 2:2 dhe do të mundohemi që të mbyllim gjithçka në ndeshjen në Londër”, tha Xhaka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img