Kryeministri i parë shqiptar i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas pranimit të detyrës është shprehur se edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim.
Xhaferi tha se të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u është qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë.
“Dita e parë Kryeministër Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim. Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane”, ka shkruar Xhaferi në Facebook dhe ka ndarë disa fotografi.