Site icon PrishtinaPress

Xhaferi më akuza drejt Qeverisë: Po favorizohen komunat e VV-së, nuk duan Prishtinën e zhvilluar

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, tha se buxheti i ndarë nga Qeveria për investime kapitale është jo racionale dhe jo korrekt. Ai i tha EO, se kryeqyteti ka marrë më pak mbështetje se shumë komuna tjera më të vogla që qeverisen nga Vetëvendosje.

Xhaferi, tha se të gjithë qeveritarët jetojnë në Prishtine dhe marrin shërbimet, por që nuk duan që të ketë zhvillim, kjo sipas tij, shihet nga investimet e bëra.

“Investimet për vitin 2024 nga niveli qendror janë jo racionale, jo korrekte, këtu shohim se investime kanë marruar komunat ku qeverisë VV, nuk ka një racionalitet të shpërndarjes. Ne si Prishtinë krahasohemi me Kamenicën, jemi më ulët së Shtimja në financim të investimeve kapitale, këtu shihet edhe fokusi i Qeverisë ndaj qytetareve të Prishtinës”.

“… jam shumë i zhgënjyer ne kemi pasur projekte të cilat kemi kërkuar edhe takim me kryeministrin Kurti, përkrahje për Prishtinën dhe këto projekte nuk figurojnë pra kemi dy projekte një shkollë, diku mbi 1 milon është vlera të cilën e jap për nënkalimin për rrugën A në total është 2 milionë e 300 mijë investimi që do të ndodhë në Prishtinë, nga niveli qendror për vitin 2024, gjithë këta qeveritar jetojnë në Prishtinë i marrim shërbimet në Prishtinë, por që nuk e shohin të zhvillueshme dhe nuk e do të zhvillueshme, vërehet në pjesën e investimeve të cilat i kanë nda”.

Ai kërkoi nga Qeveria që nëse nuk e përkrah Prishtinë të mos e pengojë zhvillimin që po ndodh. Duke bërë krahasimin e buxhetit me komunat e VV-së, ndër të tjera ai tha Gjilani ka mbi 6 milionë euro, ndërsa në komunën e Prishtinës ka 2 milionë e 300 mijë, krahasuar më numrin e banorëve kjo nuk do koment, dhe se si pas tij, nuk është korrekte, raporton EO.

“Prishtina me i mbledh të gjithë banorët të cilët kanë bërë shpërndarje buxhetore nuk dalin sa janë në Prishtinë, shumica e tyre jetojnë në Prishtinë edhe kthehen në qytetet e tyre, aq është krijuar një situatë e nivelit qendror me nivelin lokal, ku po them mos të na përkrahin nganjëherë hiç, po as mos të na pengojnë në zhvillimin tonë, edhe na kemi mjete të bollshme në ta kalojë bartjen e mjeteve në kohë, mos të na pengojnë në bartjen e mjeteve mos të na pengojnë në realizimin e mjeteve, ne jemi duke ecur në projekte të mëdha nuk ndalemi, por kjo është situata më nivelin qendror”.

“Qeveria në investime kapitale për banorët e Prishtinës i bije diku që i ka nda nga 10euro për person, ndërsa mbi 100 euro të Gjilanit të Kamenicës kë po e njëjta, janë 4 top Komunat ku qeverisë VV dhe janë në kryejë të listës ndërsa të gjitha komunat tjera janë poshtë saj, investimi në Gjilan ke mbi 6 milionë euro, ndërsa komuna e Prishtinës e ka 2 milionë e 300 mijë, numri i banorëve kjo nuk do koment, në nuk jemi kundër asnjë investimi në komunat të Kosovës dhe dëshirojmë që zhvillimi të jetë i gjithmbarë, por duhet të këtë qasje ku ka banorë, kemi projekte të kryera të cilat ja kemi prezantuar Kryeministrit që të financohen këto projekte, është jo korrekte shpërndarja është jo racionale, është partiake”, përfundoi Xhaferi

Exit mobile version