Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Gjatë takimit, Konjufca e Xhaçka folën për zhvillimet aktuale politike, thellimin e bashkëpunimit të aktiviteteve ndërinstitucionale për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe për agresionin rus, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, Xhaçka, sipas komunikatës, i ka premtuar Konjufcës mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës.
Kujtojmë se Xhaçka është pritur edhe nga krerë të tjerë të institucioneve gjatë vizitës së saj në Kosovë.