Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez. ka folur rreth shortit të UEFA Europa Leagues, ku ekipi i tij do të përballet me skuadrën italiane, Napolin.
Në shortin e hedhur gjatë ditës së sotme, Barcelona në Evropa Ligë do të ketë Napolin përballë në të tetën e finales, shkruan Gazeta Express.
Spanjolli deklaroi se Napoli është rival i nivelit të Ligës së Kampionëve.
“Napoli është një rival i nivelit të Champions League, do të na kushtojë por kanë mbetur edhe dy muaj dhe shpresojmë të arrijmë në një moment më të mirë të formës”, deklaroi Xavi.
Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, duke u renditur e treta në grup, me ç’rast siguroi vetëm kualifikimin në fazën e nokautit në garën e dytë më të rëndësishme evropiane, Evropa Ligë.