I pari është një mbrojtës i majtë dhe tjetri është se a do të luajë me tre apo katër mesfushorë
Xavi Hernandez përballët në playoff të Ligës së Europës me Manchester United dhe do të këtë disa mungesa të rëndësishme në ndeshjen e dytë.
Ousmane Dembele, Pedri dhe Gavi nuk do të jenë gati për këtë ndeshje. Dy të parët janë të lënduar, derisa i treti është i suspenduar për shkak të kartonëve.
Të tre janë vital për formacionin e Xavit, të cilët kanë një impakt të madh në atë se si starton Barcelona. Pyetja është se me cilën skuadër ai do të del në fushë kur i shohim këto mungesa.
Nëntë titullarët që nuk do të prekën
Janë nëntë futbollistë të cilët sigurt do të startojnë në Old Trafford, derisa Xavi ka dy dyshime.
Në gol, nuk ka diskutim pasi që aty do të jetë Marc-Andre Ter Stegen që do të jetë titullar në formacion. Në mbrojtje, është treshja Jules Kounde, Ronald Araujo dhe Andreas Christensen që do të jenë në 11-ën e parë.
Mbetet të shihet së cilët janë dy futbollistët që do të luajnë në krahun e djathtë. Dyshimet për të startuar në krahun e majtë janë mes Jordi Albas, Alejandro Balde dhe Marcos Alonso.
Dy të parët duket se kanë më shumë gjasë të luajnë. Alba ishte startues në ndeshjen e parë dhe përvoja e tij është çelësi pasi që ai jep shumë për skuadrën, sidomos në sulm.
Balde po ashtu është duke luajtur mirë këtë sezon, por në ndeshje të këtij tipi ai është paksa i hendikepuar për shkak të moshës së tij. Alonso është më solid në mbrojtje, por në sulm ai nuk i ka aftësitë e dy bashkëlojtarëve të tij, edhe pse Xavi i ka dhënë atij shumë minuta në ndeshjet në Europë.
Sulmi
Një tjetër dyshim i tij ka të bëjë me Sergi Roberton dhe Ferran Torresin. Por zgjidhja do të përcaktohet nëse ai do të luanë me tre apo me katër mesfushorë.
I pari i jep më shumë konsistencë në mesfushë dhe Xavi është duke shikuar të këtë katër mesfushorë për këtë ndeshje të rëndësishme.
Për më shumë, kundër Cadizit ai pati një paraqitje të mirë, ku shënoi një gol. Bashkë me të do të jenë edhe: Sergio Busquets, Frenkie De Jong dhe Franck Kessie.
Nëse Sergi Roberto kishte një ndeshje të mirë kundër Cadiz, Ferran Torres ishte superlativ. Sulmuesi pa dyshim që kishte ndeshjen më të mirë të sezonit dhe shtynë Xavin që të startojë më të.
Është e qartë po ashtu që Robert Lewandowski dhe Raphinha do të jenë titullarë në Old Trafford.