Joan Vila ka qenë një figurë e rëndësishme në akademinë e Barcelonës ku viteve të fundit janë zbuluar shumë lojtarë, dhe falë tij shumë lojtarë të kësaj akademie kanë depërtuar në skuadrën e parë.
Xavi dhe Carlos Puyol e kanë vlerësuar gjithmonë rëndësinë e Vilas në gjithë projektin e La Masia, por 64 vjeçari këtë verë është larguar nga klubi, pasi nuk i është vazhduar kontrata.
“Jam i shqetësuar për akademinë e Barcelonës”, ka thënë Xavi për Radio Catalunya, përcjell ‘lajmi.net’.
“Jam i shqetësuar me largimin e Vilas. Nëse Vila është larguar, atëherë si do t’ia bëjë Barca pa të, kjo është pyetja. Ai është një person me njohuri të mëdha, unë nuk e kuptoj fare vendimin e klubit për mos vazhdimin e kontratës”.